Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj ndarjes jo të drejtë të buxhetit nga Qeveria e Kosovës. Rruga Deçan-Plavë e cila filluar punimet në mandatin që shkoi, nuk është në prioritetet e qeverisë Kurti.
Haradinaj në një postim në Facebook, ka treguar që qeveria Kurti në planin buxhetor të tyre, ka ndarë vetem 400 mijë euro për këtë rrugë që lidhë shqiptarët. E quan të padrejtë dhe përçarës këtë vendim duke ja kujtuar që është kryeministër i tërë Kosoves.
“Qeveria Kurti me premtimet mashtruese se do e vazhdojë ndërtimin e rrugës Deçan -Plavë, jo vetëm që nuk e ka lënë sikur ka qenë në parashikimin buxhetor, por asaj rruge ja ka hequr pothuajse tërësisht buxhetin.
Turpi s’ka fund , me vetëm 400 mijë euro në këtë rrugë s’do mundet të ndërtohet asnjë urë vetme e lëre më rruga në tërësi.
Reflekto kryeministër, je kryeministër i tërë Kosovës!” shkruan Haradinaj.
Daut Haradinaj “Albini nuk ndau buxhet për rrugën Deçan-Plavë”







