Anëtari i AAK-së

Daut Haradinaj: Albin Kurti vjen në Gllogjan si në familjen e vet, por është kryeministri më i keq që ka pasur Kosova

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka folur sonte për zhvillimet e fundit në vend.

“Pozicionet tona politike në situatën e sotme janë me Kurtin. Ne kemi e iniciuar mocionin për rrëzimin e Kurtin, por nuk është momenti të diskutohet sot kjo. Është e pandershme, Kosova duhet me qenë unike”, ka thënë ai në kanal 10, transmeton Ballkani.info.

Haradinaj ka thënë se Kosova e ka kaluar provimin se gjatë këtyre ditëve të fundit ka qenë e bashkuar.

“E kemi dhënë provimin, sepse kemi qenë të bashkuar si duhet të mbrohet Kosova, edhe partitë politike edhe mediat dhe shoqëria civile, të gjithë ishim të bashkuar”, tha ai.

Haradinaj ka kërkuar nga shefi i ekzekutivit me qenë fleksibilitet dhe të bashkëpunojë me Amerikën dhe ndërkombëtarët.

“Tani duhet me pas fleksibilitet dhe Kurti e ka pa se pa faktorin ndërkombëtar, pa Amerikën nuk bëhen këto gjerë”, tha tutje ai.

Haradinaj ka folur edhe për vizitën e Albin Kurtin në Gllogjan.

“Albin Kurti vjen në Gllogjan si në familjen e vet. Kryeministri i Kosovës është edhe kryeministri im, sepse e kanë votuar shumica. Mirëpo, sa i përket menaxhimit të brendshëm, Kosova nuk ka pasur  kryeministër më të keq”, potencoi ai.

Ai ka kërkuar që Lista Serbe duhet të shpallet organizatë terroriste pas rastit terrorist në veri. /Ballkani.info/