Daut Haradinaj: Albena Reshitaj ka votuar jashtë vullnetit të votuesit të AAK-së

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, sonte në emisionin Rubikon, ka folur për për zvillimet e fundit në vend. Haradinaj foli për çështjen e zgjedhjes së Presidentës së Kosovës, ku tha se Aleanca nuk ka pasur asnjë arsye të jetë pjesë e votimit.

‘Aleanca nuk e ka pas asnjë version të arsyeshëm të jetë pjesë e votimit të Presidentit’, tha ai. Më tej ai tha se për vota që Albin Kurti, i ka siguruar nga deputetët si Adelina Grainca si dhe Albena Reshitaj, duhet ta ftoni dhe ta pyesni se si i ka arritur t’i marrë ato vota.

‘Disa vota, si atë Adelina Graincën, Albena Reshitajn, duhet ta ftoni Albinin dhe ta pyetni se si arriti të i marrë votat e tyre. Unë për veti jam zënë në befasi kur e kam pa që ka votuar Albena. Kam bashkëpunuar shumë me të dhe i kemi dhënë shumë hapsirë si dhe unë kam punuar që Albena të ishte kryetare e Komisionit për Shëndetësi në legjislaturën e kaluar. Po, unë kam munguar në një mbledhje, dhe është thënë se Albena e ka bërë të ditur se duhet të votohet Presidenti dhe ka vepëurar sipas bindjes së saj’, tha Haradinaj.

‘Po ajo ka vepruar kundër votuesëve të saj, e aq më keq kur ne ato vota i kemi fituar duke bër fushatë për Ramushin President. Dhe unë e them që ka qenë gabim vota e Albenës, kundër Grupit Parlamentar’, shtoi ai.