Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet me numrin 50, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se aktivisti Fatos Turkaj i është bashkuar rrugëtimit politik të Aleancës.
Përmes një postimi, Haradinaj ka vlerësuar lart kontributin dhe angazhimin e Turkajt, duke theksuar përgatitjen e tij akademike dhe përkushtimin ndaj vlerave kombëtare.
“Rrugëtimit tonë politik iu bashkua edhe aktivisti i palodhur Fatos Turkaj. Përveç përgatitjes së tij akademike, Fatosi vjen nga një familje e çmuar kombëtare dhe gjatë gjithë veprimtarisë së tij ka qenë gardian i palëkundur i vlerave tona shqiptare”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shtuar se bashkimi i Turkajt me Aleancën përbën një vlerë të shtuar për angazhimet politike dhe organizative të subjektit që përfaqëson.
“Nga sot rrugëtojmë bashkë, me besim dhe përkushtim për Aleancën dhe numrin 128”, është shprehur Haradinaj.
Sipas tij, mbështetja e personaliteteve dhe aktivistëve të përkushtuar do të ndikojë në forcimin e mëtejmë të Aleancës dhe në realizimin e objektivave të saj politike.







