Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj ka vazhduar fushatën elektorale ku është takuar me qytetarë dhe simpatizanë.
Haradinaj ka thënë se duhet të ruhet demokracia dhe funksionimi demokratik i institucioneve përmes sigurimit të ekuilibrit të pushteteve.
Ai tutje ka theksuar se AAK-ja ka qëndruar gjithmonë konsistente në temat e interesit nacional.
Postimi i plotë:
Ne duhet ta ruajmë demokracinë dhe funksionimin demokratik të institucioneve përmes sigurimit të ekuilibrit të pushteteve. Aleanca ka qëndruar gjithmonë konsistente në temat e interesit nacional, andaj besimi për ne, Kosovës do i kthehet me më shumë siguri dhe stabilitet institucional.
#ForcaeKosovës
RH







