Daut Haradinaj: 6 tetori është referendum për Kosovën shtet 100%

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Daut Haradinaj i ka takuar sot rininë e Pejës.

“Rinia e Pejës që po i bashkohet konceptit 100% shtet e që e kanë në nr 119, po e dëshmon që edhe kësaj radhe janë pro shtetit të pa cenuar”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, ata janw pro autostradës sw Dukagjinit, janë pro Boreas, janë pro ushtrisë, janë pro shumë projekteve dhe vendimeve që do vijnë.

“S’jemi ‘Metohi’ por jemi zemra dhe mushkëritë e Kosovës. 6 tetori është referendum për Kosovën shtet 100%. Na priftë e mbara!”, ka thënë në fund Haradinaj.

loading…