Daut Haradinaj: 6 tetori është referendum edhe për Autostradën e Dukagjinit, Serbinë duhet ta ndalim

Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës Daut Haradinaj, ka komentuar aktualitetin politik e institucional në një deklarim për portalin ‘Njeshi.

Daut Haradinaj ka thënë se AAK beson në vetëdijen qytetare të elektoratit dhe se qytetari i Kosovës tashmë i ka të qarta vijat se nga duhet të shkoi Kosova në të gjtiha proceset të cilat e presin. Duke folur për Autostradën e dukagjinit dhe debatin rreth saj, Haradinaj ka rikonfirmuar qëndrimin e palëkundur të subjektit të tij, se Autostrda do të bëhet dhe nuk ka kush që e ndalon një projekt i cili është në shërbim të zhvillimit të vendit. Ai ka vlerësuar se zgjedhjet e 6 tetorit janë një lloj referendumi edhe për Autostradën.

“Peja dhe dukagjini duhet ta kuptojnë që me votë do të vendosin se a duhet te ketë Dukagjini Autostradë, a duhet të ketë ndarje? Ne besojmë fuqishëm në qytetarët e Pejës të cilët masivisht e kanë perjetuar në lëkuren e tyre tendencën për ndarje të qytetit dhe asnjëherë nuk besoj që do ta humbin këtë rast”, ka thënë ai.

Më tej Haradinaj ka folur edhe për nominimet e partive politike për mandatarin për Kryeministër. I pyetur se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit në konkurrencën Vjosa Osmani apo Ramush Haradinaj, ish-deputeti Haradinaj ka dhënë këtë shpjegim.

“Mendoj se marionetat nuk mund ta ndalin sulmin e Serbisë mbi Kosovën. Heqja e taksës me automatizem është hapje e temës së copëtimit të Kosovës. Me gjithë respektin që kam për Vjosen, duhet një njeri i fortë, që mundet ta ndaloi agresionin serb kundër Kosovës”- thotë Haradinaj.

Sipas Haradinajt fitues i zgjedhjeve do të jetë koalicioni AAK-PSD për çfarë thotë se këtij koalicioni do ti bashkohen edhe prurje të reja të cilat do ta forcojnë fitoren e 6 tetorit.

“Ne edhe sot pa partnerët e koalicionit jemi afër të parit, ndërsa me PSD-në jemi plus 3 deputet. Presim edhe ardhje të reja serioza, që do ta rrisin diferencën. Nuk ka rrugë tjetër pos fitores. Strukturat tona janë vizituar dhe janë në vlugun e punës. Aleanca si çdo herë udhëton nga baza, respekton bazën dhe është e kujdesshme ndaj njeriut, si vlerë”, përfundoi Haradinaj.

loading…