Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka vizituar rrugën “Bajram Kelmendi”, e njohur si 4 Llullat.

Përmes një videomesazhi në profilin e tij në facebook, Haradinaj është shprehur se kjo pjesë e qendrës së qytetit gjendet në kaos për vite të tëra. Sipas Haradinajt, problemet me infrastrukturë në këtë pjesë të kryeqytetit po e bëjnë të vështirë jetesën e banorëve.

Haradinaj u zotua se këtë pjesë, e cila gjendet në zemër të Prishtinës, do ta nxjerrë nga ky kaos.