Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin italian në Kosovës, Nicolla Orlando.

Haradinaj ka thënë se me Orlandon ka biseduar lidhur me përhapjen e koronavirusit, si fenomen shqetësues, si dhe për situatën politike në Kosovë.

“Sot zhvillova një takim me ambasadorin italian në Kosovë, z. Nicolao.

Krahas shqetësimit të madh lidhur me koronavirusin, që fatkeqësisht po përhapet çdo ditë e më shumë, diskutuam edhe për situatën politike në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.