Dastid Pallaska: Njerëzit me ego të sëmurë e kanë të pamundur të kërkojnë falje

Avokati dhe analisti i njohur Dastid Pallaska, ka shkruar se kërkim falja nuk do të thotë gjithnjë se ti ishe gabim.

Pallaska duke lidhur gjithçka me situatën e fundit dhe kërkesën e fundit të Isa Mustafës ndaj Albin Kurtit për kërkim falje ndaj LDK’së dhe ish-ministrit Agim Veliu, ai ka një shpjegim për këtë.

Ai duke cituar autorin amerkan Mark Matthews, ka thënë se në librin e tij thuhet se njerëzit me ego të sëmurë e kanë të pamundur të kërkojnë falje.

Postimi i plotë:

Sipas Mark Matthews, një autor amerikan, kërkim falja nuk do të thotë gjithnjë se ti ishe gabim dhe tjetri e kishte mirë.

Përkundrazi, Matthews qartëson se kërkim falja thjeshtë do të thotë se ti e çmon marrëdhënien me tjetrin më shumë se egon tënde.

Kjo e shpjegon pse njerëzit me ego të sëmurë e kanë të pamundur të kërkojnë falje.