Dastid Pallaska në Tiranë: Edi Rama përqeshi viktimat e luftës së Kosovës. Dudushi mbron Vuçiqin dhe Ramën

Ka nisur me debate të forta emisioni mes të ftuarve në Open në Top Channel, teksa po diskutohet për mini-shengenin ballkanik.

‘Një shtet nuk mund të trajtohet ndryshe në vende të ndryshme’- u shpreh analisti nga Prishtina, Dastid Pallaska i cili kundërshton ashpër mini-shengenin.

Kjo nismë është nisur nga Serbia në Novi Sad dhe Kosova në fillim nuk është ftuar nga Serbia. Kosova nuk është njohur nga Serbia- tha analisti.

Ka ndërhyrë edhe Alban Dudushi duke thënë se Kosova është takuar me Serbinë në forume dhe nisma të tjera.

Po Alban është e vërtetë, por liderët janë takuar si kundërshtarë. Presidenti Vuçiq nuk e njeh Kosovën por përveç kësaj i mohon masakrën e Reçakut. Është e pabesueshme që kryeministri shqiptar të përqeshë viktimat e luftës- tha analisti Dastid Pallaska.

Kur e pyet gazetarja që a ia kërkoi Vuçiqit njohjen e viktimave Rama i tha gazetares si ka mundësi që ju më pyesni këtë dhe përqeshi viktimat e luftës-tha Pallaska.