Dasmorët ia hedhin valles në autostradën “Ibrahim Rugova”

Stina e verës karakterizohet me numrin e madh të dasmave që organizohen gjatë kësaj kohe. Jo rrallë herë në këto ahengje shohim gjëra që s’jemi mësuar t’i shohim më parë.

Një gjë jo fortë e zakontë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Paparaci.

Atje dasmorët së bashku me dhëndrin dhe nusen janë ndalur në rrugë dhe kanë filluar të vallëzojnë.

Siç shihet në videon e dërguar në redaksinë e Paparacit veturat e dasmorëve janë të parkuara dhe të njëjtit veç se kanë filluar të hedhin vallen.

Aty shihet edhe një person i cili mbanë flamurin në duar.

Më poshtë shikoni videon: