Dasmat nuk kanë të ndalur, arresohet një person në Pejë pasi organizoi aheng me 40 persona

Një person në Pejë është arrestuar pasi ka organizuar një aheng familjar me 40 persona.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje pas orës 23:00 në rrugën ‘Lekë Dukagjini’. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë dhe ka organizuar aheng familjar te i cili janë takuar rreth 40 persona. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.