Dasma shqiptare që arriti 6 milionë klikime (VIDEO)

Modelja e njohur, Alba Hoti dhe organizatori i shumë emisioneve në Radiotelevizionin 21, Milot Nuraj, në tetor të vitit 2017 i kanë dhënë fund beqarisë.

Çifti ka kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, teksa për këtë ditë speciale për ta, ata kanë organizuar një ceremoni madhështore, e cila po konsiderohet si njëra nga dasmat më të mira shqiptare.

Kjo dasmë është publikuar edhe në kanalin Youtube dhe deri tani ka arritur mbi 6 milionë klikime. Me këtë shifër të lartë të shikueshmërisë, kjo bëhet dasma e parë shqiptare me këtë rekord klikimesh.

Në këtë dasmë përveç familjarëve, prezentë ishin edhe fytyra të shumta të skenës muzikore, por edhe asaj politike. Alba tash e sa kohë merret me modelim. Ndër bashkëpunimet e shumta, mund të veçohet ai me dizenjatoren e njohur, Vjollca Llapashtica.

Dasma është xhiruar nga kameramani i njohur kosovar, Laurat Gashi.