Dasma kthehet në mort: Humb jetën dy ditë pas martese dhëndëri nga koronavirusi

Covid-19 i ka marrë jetën një të riu në Indi, vetëm dy ditë pas martese shkruan, shkruan Hindustantimes

Autoritetet dyshuan se virusi mund të ishte përhapur gjatë ceremonisë martesore dhe për këtë arsye testuan të gjithë të ftuarit. Pas daljes së rezultateve u konfirmua se mbi 90 të pranishëm në këtë dasmë ishin pozitivë me Covid-19.


Ngjarja është regjistruar në mesin e qershorit në shtetin Bihar dhe konsiderohet si një ndër rastet e para të përhapjes së pandemisë në masë për shkak të grumbullimeve.

Dhëndri 30 vjeçar, me profesion inxhinier informatike kishte shfaqur simptoma të koronavirusit dhe ndërroi jetë dy ditë pas dasmës. Trupi i tij u dogj duke mos iu lënë mundësinë autoriteteve të hetojnë nëse virusi ishte shkaku i vërtetë i vdekjes.