Dasma gjithandej në estradë, këngëtarja kosovare reagon keq

Dasma, dasma dhe vetëm dasma.

Këto ditë, showbizi shqiptar është ‘bombarduar’ nga fotot, videot dhe lajmet për dasmat që kanë organizuar këngëtarët shqiptarë, për fëmijët e tyre.

Mirëpo, nga këto ahengje familjare është lodhur nga Arta Bajrami.

Ajo ka bërë një reagim në Facebook, duke i ironizuar dasmat e estradës, me lajmet për viza.

“Ooo nuk i intereson popullit kush u martu e kush jo ?, po a ka naj lajm per viza???”, ka shkruar këngëtarja.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Arta Bajrami është “Malli m’ka marr”, e publikuar gjatë vitit të kaluar.