“Dashuri pa kushte”, vogëlushi me Sindrom Down për të cilin përkujdeset Big Mama

Andi Muaremi është vogëlushi për të cilin Big Mama përkujdeset për të ka dy vite.

Këngëtarja ka zbuluar se ajo gjithë kohës është në kontakt me të, dhe se takimet mes tyre janë të shpeshta.

Andi ka zgjedhur që ta surprizojë atë, duke i treguar se e do pafund dhe se po e ndjekë çdo moment.

Big Mama ka shpërthyer në lot pas kësaj surprize, ndërsa u shpreh se ajo tanimë veçse e ka fituar lojën e saj të Big Brother VIP.