Departamenti i shtetit

DASh: Beogradi të angazhohet në mënyrë më konstruktive në dialog

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) ka theksuar nevojën që shteti serb të ripërqendrohet në dialogun rajonal dhe të lehtësojë tensionet.

Miller deklaroi gjatë një konference për shtyp më 19 dhjetor se qeveria e Beogradit duhet të angazhohet në mënyrë më konstruktive me fqinjët e saj dhe të vazhdojë bisedimet e sponsorizuar nga Bashkimi Evropian për të ndihmuar në qetësimin e tensioneve rajonale.

“Unë do të them në lidhje me qeverinë në Beograd dhe veprimet në rajon, ne do të vazhdojmë t’i nxisim ata që të de-përshkallëzojnë tensionet dhe t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja që lidhet me marrëdhëniet me fqinjët e tyre, pyetur shpesh në këtë konferencë”,deklaroi Miller.