Darkë e shpejtë në tigan gati në 10 minuta: Është shumë e lirë dhe të ngopë

Një darkë e shpejtë është gjithçka që na nevojitet kur jemi të lodhur dhe nuk kemi ide se çfarë të gatuajmë

Përbërësit:

– 2 patate të mëdha,
– vaj,
– 1 qepë,
– 1 spec,
– kripë,
– 3 domate të mesme,
– 4 vezë,
– kopër.

Përgatitja:

Lani perimet dhe i prisni në kubikë. Fillimisht skuqni patatet në vaj, më pas i kaloni në një pjatë dhe në të njëjtin vaj skuqni qepët dhe specat.

Pas një kohe, shtoni domatet. Shtoni kripë dhe përzieni. Kur domatet të jenë zier, ktheni patatet në tigan, përzieni dhe bëni 4 gropëza në të cilat do të thyeni vezët.

Mbulojeni tiganin dhe ziejini për 3-5 minuta derisa vezët të jenë gati. Spërkateni me kopër dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë!