Dardan Molliqaj voton me bashkëshortën, ministren e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini

Dardan Molliqaj, kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, bashkë me gruan e tij, Besa Shahini, ministre e Arsimit në Shqipëri, kanë votuar sot.

Këtë e bënë të ditur të dy ata me anë të postimeve në rrjetin social Facebook.

“I motivuar, plot qejf dhe besim për të ardhmen e Kosovës, sapo votova me Besën”, ka shkruar Molliqaj në Facebook, ndërsa Shahini ka shkruar “Ne votuam”.

loading…