Dardan Molliqaj: Unë nuk e kuptoj frikën ndaj Hashim Thaçit

Parlamenti i Kosovës po mban seancë për ndalimin e diskutimit për kufijtë e Kosovës në dialogun me Serbinë.

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë në kuvendin e Kosovës se partitë politike nuk kanë dallime në mes veti për dialogun, por nuk pajtohen me Hashim Thaçin.

Më tutje, Molliqaj tha se nuk e kupton frikën ndaj Hashim Thaçit:

“Unë nuk e kuptoj frikën ndaj Hashim Thaçit përkundër asaj që ai është përçarësi më i madh i skenës politike”, tha Molliqaj.

Molliqaj kishte kritikuar marrëveshjes ndërkombëtare të Kosovës si; Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi. /Ballkani.info/