Dardan Molliqaj kërkon dorëheqjen e Arben Vitisë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas tij Vitia ka shkelur Kushtetutën, kur ka vendosur për karantinimin e qytetarëve që kanë ardhur nga shtetet tjera.

“Dorëheqje sepse ministri Vitia e ka shkelur kushtetutën me paramendim kur shpalli masat. Midis Kushtetutës dhe shefit, e zgjodhi shefin”, është shprehur ai përmes Facebook.

“Ka politike edhe në kohë pandemie. Mirë do ishte që atë ta shkëpusim nga instrumentalizimi, por kurrsesi t’i sheshojmë dallimet e kontradiktat. Askush nuk duhet të bëjë me gisht mbi fajësinë apo vargun e kauzalitetit deri tek ngjarja. Por, përgjegjësi politike duhet kërkuar”, ka shkruar ai.