Dardan Molliqaj: “Dr. Hipokriti” duhet të japë dorëheqjen

Pas tollovisë së krijuar sot tek salla “1 Tetori” ka reaguar edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Molliqaj ka rënditur dështimet e deritanishme të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke filluar nga vdekja e Agon Musliut e deri tek mbyllja e fundit dy-javore e vendit.

“Nëse dikush duhet të ndëshkohet nga ky proces, ai është ministri Vitia.Duhet llogari dhe përgjegjësi për jetën e humbur të secilit që sot do të infektohet sot” thuhet në reagimin e Molliqajt.

Reagimi i plotë:

Çka duhet të ndodhë më shumë që Dr. Hipokriti të japë dorëheqje:

Nën keqmenaxhimin e tij ka vdekur tragjikisht Agon Musliu!
Në pikun e pandemisë, organizoi manifestime partiake me mijëra njerëz në sheshin e Prishtinës!

Morri pjesë aktive në fushatën zgjedhore duke shkelur të gjitha rregullat të cilat i afirmonte!
Mbylli qytetarët për 12 ditë përderisa deputetët e VVsë shëtiteshin në Shqipëri!
Kur qytetarët ishin mbyllur, ky organizonte ndeja partiake me muzike e qiftelia!

Ende nuk ka arritur të blejë ASNJË vaksinë!
Ndihmat ekonomike nuk janë askund!

Secilës masë i ka humbur ndikimi dhe asnjë masë më nuk ka kuptim. Nëse dikush duhet të ndëshkohet nga ky proces, ai është ministri Vitia.
Duhet llogari dhe përgjegjësi për jetën e humbur të secilit që sot do të infektohet sot.

Është tipike për Qeverinë Kurti që fajtorin të mos e kërkojë tek vetja, por ose tek kundërshtari politik ose tek qytetari i painformuar.
Këtë nuk do ta lejojmë!