Mbrojtësi

Dardan Jashari largohet nga skuadra e Ballkanit

Qendërmbrojtësi Dardan Jashari ka njoftuar se nuk do jetë më pjesë e skuadrës që tashmë do drejtohet nga Ismet Munishi, KF Ballkani.

“Përshëndetje miq, Pas një gjysmë edicioni tek FC Ballkani, më nuk do jem pjesë e këtij klubi. Falenderoj kryesinë e klubit, shtabin teknik, futbollistët dhe tifozët e FC Ballkanit për bashkëpunimin që patëm, iu uroj suksese të mëtutjeshme! Me respekt Dardan Jashari”, ka shkruar Jashari.

Jashari më parë ka qenë pjesë e skuadrës së Llapit.