Dardan Islami tallet me Vetëvendosjen: Krejt dhe drejt, por mos e harroni kondomin

Komediani dhe analisti politik Dardan Islami, sot gjatë tërë ditës është marrë me thumbime ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjuha e tij si jo pak herë kalon edhe në banalitet. Por, ai njihet për gjuhën dhe stilin e tij.

Ai thumbimet ndaj Vetëvendosjes i lidhë me seksin. Për shkak të gjuhës së rëndë ne duhet t’i mbulojmë disa fjalë. Ai në një status shprehet se “xhemati i VV-së ka besuar se këta të VV-së nuk bëjnë seks me askënd, dhe sipas Kodit Penal të Kosovës seksi me kolegen nuk është krim, nëse bëhet me qejf e jo me zor”.

Ai ka vazhduar edhe më tutje me thumbimet e tij duke thënë se “krejt dhe drejt, por mos e harroni kondomin”. Gjithashtu ai nuk ishte ndalur duke shkruar se “O çka na duhet mindili, o kur po duhmi une ti?”

Ende nuk dihet se cili është targeti i tij por shihet se mbrapa teksteve të tij fshehet diçka”.Image