Dardan Islami: Partneri më i sigurtë dhe më natyral për VV-në është AAK-ja

Anëtari i AAK-së, Dardan Islami, tha se partia ku ai është aktiv, është partneri i mirë për VV-në në qeverisje.

Islami, deklaroi se ajo mund të ndodh, është një marrëveshje politike, dhe Haradinaj nuk ka pasur asnjëherë problem apo konflikt me Kurtin.

“Këtu do të bëhet një marrëveshje politike, mendoj që më së paku është përla Haradinaj me dikë, më së paku me zoti Kurtin. Nëse nalesh me shiku, partneri më i sigurtë, më i mirë, më natyral për VV, i bie të jetë AAK-ja. Unë sa e di Vjosa Osmani nuk i ka votat”, u shpreh Islami në Edicionin Special në Klan Kosova.

Me tutje, ai theksoi se pajtohet me idenë e Kurtit për çështjen e dialogut.

“Pajtohem me zotin Kurti, që dialogu të jetë prioritet i tretë, në kohë pandemie, prioritet duhet të jetë pandemia. Kjo nuk do të thotë që dialogu nuk është prioritet fare”, deklaroi Islami.