Lëvizja FOL publikoi një raport rreth pasurisë së zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës, Dardan Gashi që për të është me shumë të pavërteta.
Në platformën e krahasimit të pasurisë për zyrtarë publik për vitet 2010-2019 kjo organizatë, sipas Gashit, qëllimisht ose jo, ka shtuar më shumë se 1 milion euro në pasurinë e tij.
Për këtë gjë, ai paralajmëroi padi ndaj organizatës në fjalë.
Gjeni më poshtë të plotë reagimin e Gashit.
Lëvizja FOL në publikim që ka lansuar sot, paska rritur pasurinë time në më shumë se 1ml euro, gjë e cila nuk është aspak e vërtet.
Përkundrazi më lejoni të ju njoftoj se pasuria ime vetëm se është zvogluar në tre vitet e fundit.
FOL qëllimshëm ose jo, paska rritur vlerën e letrave me vlerë që unë posedoj.
Por siq mund ta shihni edhe ju, në deklarimin tim të pasurisë të bërē në vitin 2015, vlera e letrave është krejt tjetër.







