Dardan Gashi konfirmon se është anëtar i Nismës, iku nga Lista Rugova

Ministri në detyrë i Diasporës, Dardan Gashi, ka qenë prezent gjatë nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor ndërmjet partisë së Fatmir Limajt, Nisma për Kosovën, dhe asaj të Behgjet Pacollit Aleanca Kosova e Re.

I kontaktuar nga Front Online, Gashi ka konfirmuar se tashmë është bërë pjesë e partisë NISMA.

“Po, unë jam pjesë e Nismës. Aderimi është një hap formal por unë jam bërë pjesë e Nismës”, deklaroi ai përmes telefonit.

Nisma dhe AKR sot nënshkruan koalicon parazgjedhor, përmes të cilit, krerët e dy partive u bënë thirrje edhe partive tjera të vogla që t’u bashkohen.

loading…