Danimarka demolon Moldavinë 8-0

Danimarka e ka shënuar edhe fitoren e dytë në kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Danezët të dielën në mbrëmje demoluan skuadrën e Moldavisë duke e mposhtur me rezultatin e thellë, 8:0. Në fitoren e Danimarkës nga dy gola shënuan Kasper Dollberg (19’, 48’), dhe Mikkel Damsgaard (22’, 29’), ndërsa golat tjera i realizuan Jens Stryger Larsen 35’, Mathias Jensen 39’, Robert Skov 81’ dhe Marcus Ingvartsen 89’.

Danezët prijnë në grupin F me gjashtë pikë, me goldallim, 10:0. Në ndeshjen e parë mposhtën Izraelin 2:0.