Danimarka akuzon Iranin se do të kryente atentat në territorin e saj

Danimarka ka akuzuar Teheranin se kishte përgatitur një atentat kundër tre iranianëve që jetojnë në territorin e saj, si reprezalje ndaj një atentati të përgjakshëm që ndodhi në Iran në fund të shtatorit.

“Bëhet fjalë për një operacion të shërbimeve sekrete iraniane që, sipas nesh, po përgatisnin një atentat në Danimarkë kundër tre iranianëve”, shpjegoi gjatë një konference për shtyp shefi i shërbimeve sekrete daneze (PET), Finn Borch Andersen.

Këta iranianë dyshohen nga Teherani se i përkasin Lëvizjes arabe të luftës për lirimin e Ahvazit.