Danielsson pas takimit me Daçiqin: Kosova ta heq taksën

Drejtori për Politikë të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian Christian Danielsson ka komentuar çështjen e taksës së vendosur nga autoritetet kosovare ndaj produkteve serbe.

Ai gjatë një takimi që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq ka potencuar se KE-ja ka bërë thirrje në mënyrë të qartë që Prishtina menjëherë të tërheqë vendimin për taksën.

Nga ana e tij, kryediplomati serb tha se anëtarësimi në BE mbetet prioritet absolut i politikës së jashtme të Serbisë.

Daçiq shprehu shpresën se presidenca e ardhshme e Këshillit të BE-së do të mbajë në nivel të lartë të zgjerimit në agjendën e saj, për të cilat ai kishte marrë sigurime nga Danielsson”, njofton MPJ e Serbisë.