Daniele Massaro: Të dashur miq nga Kosova dhe tifozë të AC Milan, shihemi në vendin tuaj të bukur (VIDEO)

Pas konfirmimit nga klubi i madh italian, AC Milan për ardhjen në Kosovë për miqësoren ndaj kampionit aktual, Feronikelit, legjenda e kësaj skuadre, Daniele Massaro u është drejtuar me një mesazh fansave kosovar.

“Të dashur miq nga Kosova dhe tifozë të AC Milan. Unë jam Daniele Massaro. Kam nderin që për tetë sezone kam veshur fanellën e AC Milan dhe është kënaqësi që kam luajtur me ekipin që ishte më i miri në historinë e këtij klubi”.

Massaro ka bërë komplimente edhe për Kosovën duke e quajtur “vend të bukur”, ku ka konfirmuar datën 10 gusht si ditë e përballjes më Kampionin e Kosovës.

“AC Milan do të organizojë një ndeshje në Prishtinë, ku do të luajë kundër FC Feronikelit më 10 gusht. Shihemi në vendin tuaj të bukur për të ndjekur ndeshjen. Shpresoj të shihemi shumë shpejtë në Prishtinë. Forca Milan!”, thotë me tej Massaro.

Kujtojmë kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në RTV Dukagjini.

loading…