Këngëtari i njohur nga Kosova, Ramadan Krasniqi – Dani, dhe këngëtarja dhe moderatorja nga Shqipëria, Luana Vjollca, paralajmërojnë se sot do të sjellin një këngë të re.

Kënga e tyre titullohet “Sonte” dhe pritet të publikohet sot në orën 17:00.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi vetë këngëtarja Vjollca.

“Kënaqësi të bashkëpunoja me një ndër ikonat e muzikës Shqiptare!”, ka shkruar Vjollca në postim.