Danaj: Në Kosovë mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme

Analisti Koço Danaj tha në Report Tv se mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës la të kuptohet se të gjitha opsionet janë të hapura. Ai solli në vëmendje vizitën e delegaicionet të LDK në Gjermani ku vuri në dukje se mungonte një prej figurave kryesore të saj, Vjosa Osmani. Sipas Danajt në Kosovë mund të shkohet në zgjedhjet të parakohshme pasi sipas tij, vendi nuk mund të jetë peng i kolicioneve të deritanishme.

“Mbledhja e kryesisë së LDK-së lë të kuptohet se tani të gjitha opsionet janë të hapura. Më bëri përshtypje se janë dy elementë që kanë nevojë t’i themi opinionit. Para disa ditësh një delegacion i LDK ishte në Gjermani, por mungonte Vjosa Osmani, ishin pjesa tjetër udhëheqëse e LDK-së. Në politikë ka interes. Besa është element moral, një trashëgimi e shqiptarëve, s’ka të bëjë me kodin elektoral. Ne akoma nuk e dimë çfarë është thënë dhe çfarë porosie kanë marrë. Dy figura ishin kundër ndarjen së Kosovës. Ka dhe një problem që është anashkaluar. Problematika e shtetit dhe e qeverisë së Kosovës pavarësisht se kush do të jetë kryeministër apo do të ndodhë ndonjë dukuri tjetër, sepse Ramushin Ibrahim Rugova e bëri kryeministër. Problematika që do ketë përballë është e jashtëzakonshme. Nuk bëhet fjalë vetëm për korrupsionin.

Ne gjithmonë fshihen pas të huajve. Ata kanë interesat e tyre Tashmë kur në Kosovë ka dy rryma, një që e konfiguron çështjen e kufirit dhe tjetra që është e prerë. Unë shpresën kryesore kam te Vetëvendosja. Prisja që Albin Kurti të merrte mandatin. Si mund të lihet një vend i tillë pa qeveri. Isa Mustafa deklaroi se mund ta mbështesim dhe në parlament. Si me Kunjofskën. Albini është peng i të menduarit të këtij mali si ta zgjidh këtë mal me probleme. Tani duhet të japim zgjidhje. Për të krijuar qeverisë Kosova duhet të mbështet sa më shumë. Në politikë nuk lutet. Nuk u lut Sebastina Curz. Duhet rënë dakord, çfarë kushtesh ke, kam këto kushte. Zbatimi i programit nuk është problemi. Nuk ka program të përbashkët. Bashkimi Kombëtar nuk ka program të përbashkët. Unë shoh sa i pregatitur je ti. Mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Nuk do t’i qëndrohet skllav koalicioneve të deritanishme. Vijat e bardha janë vijat e shpresës”, tha Danaj.

Kosova prej mujash është peng i krijimit të qeverisë së re, si pasojë e mosdakordësimit mes LDK-se dhe Vetëvendosjes. Ajo që ka ndarë Vetëvendosjen me LDK-në është posti i Presidentit, që Mustafa e ka vendosur kusht.