Dalin votat për Asamble të Pejës nga LDK-ja. Fatmir Asllani me rekord votash

LDK-ja në Pejë ka arritur fitore të madhe në krye me Gazmend Muhaxherin, në zgjedhjet e djeshme lokale.

Muhaxheri doli fitues edhe për një mandat të ri katërvjeçar me mbi 60 për qind.

Edhe në zgjedhjet për Asamble Komunale, LDK-ja ka dalë fituese. Kjo parti mori mbi 43 për qind të votave, duke lënë pas AAK-në dhe VV me nga 18 për qind. E treta doli PDK-ja më afërsisht 13 për qind.

Ballkani.info e ka siguruar listën e kandidatëve më të votuar për Asamble të Pejës nga LDK-ja.

Listës i prinë, me rekord votash Fatmir Asllani. Asllani ka marrë deri më tash, në rezultatët preliminare 1484 vota. Ai në numërimin e votave të diasporës dhe atyre me kusht pritet të shkojë edhe më lartë.

I dyti është renditur me 1302 vota është Rexhep Kurbogaj. Pas tij vije Sadri Berisha me 1078 vota, e kështu me radhë. /Ballkani.info/