ASK

Dalin shifrat: Mbi 36 mijë persona marin pension si veteranë të UÇK-së

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e katërt (TM4) 2021.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezuluton se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 895 familje me gjithsej 102 904 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 460 familje.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe  skemat pensionale.

“Nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 141 162 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49 872 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 545 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 68 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 028 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 223 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 625 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 460 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 903 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 662 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 293 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës janë 36 804 përfitues. Ndërsa nga skema e viktimave civile janë 1 023 përfitues”, thuhet në raportin e ASK.