Dalin rezultatet për 26 të testuarit e Personelit të Spitalit të Pejës

Mbrëmë ka dalë rezultati edhe për 26 të testuarit e fundit nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, që kanë bërë testin lidhur me Infektimin me koronavirus, të gjithë kanë dalur negativ.

“Ky është lajm i mirë për Personelin tonë, por dhe për pacientët që mund të ndihen të sigurt gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Që nga fillimi i Pandemisë e deri më tani janë testuar gjithsejtë 61 pjesëtarë të Personelit tonë dhe rezultatet negative janë inkurajim për punën e Personelit të Spitalit të përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.