Katër gratë shtatzëna të cilat janë të shtrira në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, kanë rezultuar negative me Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Dr. Jakup Ismajli.

“Mund t’ju konfirmoj se katër pacientet shtatzëna kanë rezultuar negative në testet që janë kryer sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, brenda ditës pritet të lëshohen në shtëpi”, ka deklaruar Ismajli.

Kujtojmë se katër shtatzënat dyshoheshin se ishin të prekura nga koronavirus pasi kishin shfaqur simptoma.