Dalin rezultatet e 33 personave të dyshuar për koronavirus në fshatin Miradi të Ultë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka konfirmuar se 33 personat e testuar të fshatit Miradi e Ulët, që i përkisnin rrethit familjar të tre të infektuarve me kornavirus, kanë dalë negativ.

Shtabi Emergjent në Fushë Kosovë, falënderon IKSH për veprimin e shpejtë, në mënyrë që të sqarohet gjendja e rrethit social të të prekurve nga COVID 19.

Gjendja e të prekurve është shumë e mirë dhe ata janë në përkujdesje të vazhdueshme, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë Kosovës.