Lajme të mira nga Drenasi ku vetëm para pak ditësh është shënuar rasti i parë me koronavirus, ndërsa sot nga 14 testime nuk ka asnjë rast me koronavirus.
Për Ballkani.info foli Drejtori i Shëndetësisë në Drenas, Arsim Haxhiu, ku konfirmoi se të gjitha rastet e testuara ishin familjarë të pacientës nga Zabeli i Ulët
Dy familje u vunë në izolim nga insitutcionet e vendit, pasi që dyshoheshin se mund të ishin infektuar nga pacienti 0, apo saktësisht 66 vjecarja nga Zabeli i Ulët.
Ai tha se që të gjithë të testuarit si raste kontakti, nuk kanë koronavirus, gjë që e lehtëson punën në këtë komunë./Ballkani.info/







