PAMJE

Dalin pamjet nga sulmi i ShBA-së drejt ISIS-K

Ushtria amerikane njoftoi për sulmin e parë hakmarrës në Afganistan që kur një sulm në aeroportin e Kabulit vrau 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe deri në 170 persona të tjerë, pasi zyrtarët amerikanë përsëri paralajmëruan qytetarët amerikanët që të largoheshin nga aeroporti për shkak të kërcënimeve të sigurisë.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara konfirmoi se kreu një operacion kundër të ISIS-K. Në pamjet e publikuara nga “ABC News” shihen disa persona teksa nxjerrën nga makinat të plagosur.

“Sulmi ajror pa pilot ndodhi në provincën Nangarhar të Afganistanit,” tha kapiteni Urban. “Indikacionet fillestare janë se ne e kemi vrarë objektivin. Ne nuk dimë për viktima civile”, raporton The New York Times.