Kanë dalë pamjet e para nga vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje në fshatin Livoç i Ulët i Gjilanit.

Në pamjet e publikuara shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe hetuesit, të cilët kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Sipas informacioneve fillestare të siguruara nga terreni nga Radio Star, gruaja dyshohet se është qëlluar me armë zjarri derisa ndodhej në një veturë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje.