Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar sot Komunën e Leposaviqit, në një vizitë të papritur në veri. Në Leposaviq, Kurti është takuar kryetarin Lulzim Hetemi. Pas kësaj vizitë, kryeministri ka qëndruar edhe në Zubin Potok.
Po ashtu Kurti e ka përuruar edhe pllakën përkujtimore për Enver Zymberin, policin e Kosovës që u vra në vitin 2011, në fshatin Varaga afër Zubina Potokut, shkruan Ballkani.info.
Kurti është takuar me kryetarin e kësaj komune Izmir Zeqiri në ndërtesën e komunës në Zubin Potok.
Takimi mes Kurtit dhe Hetemit në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit është siguruar nga pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës.

Shihni pamjet kur Kurti del nga ndërtesa e Komunës së Leposaviqit:
@ballkani.info Albin Kurti në veriu , bëhet kryeministri i parë i Kosovës që hyn në objektin e Komunës së Leposaviqit, që dikur mbahej e uzurpuar nga strukturat paralele të Serbisë #albinkurti #leposaviq #veriu #kosova #kosovopolice ♬ original sound – Ballkani.info







