Dalin pamjet: Ky është momenti kur personi në Serbi merr armën dhe vret dy kosovarë

Ka vdekur edhe personi i dytë që u plagos sonte në Novi Pazar, ku viktimë e parë ishte S.J, pronar i agjensionit turistikë “Selo Tours” nga Prishtina.

Mediet raportojnë se personi tjetër që ndodhej me viktimën S.J ka qenë një i afërm i tij, më konkretisht “baxhanaku”, i cili po ashtu ka ndërruar jetë pas plagosjes.

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se sulmin me armë e ka bërë një person i paidentifikuar deri më tani.

Policia është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet, teksa edhe ambulanca shihet aty.

Më poshtë shihni pamjet nga vendi i ngjarjes.