Dalin pamjet: Kur Haki Abazi jepte shembuj se si partia e dytë në zgjedhje, duhet të formojë Qeverinë e vendit VIDEO

Lëvizja Vetëvendosje e cila doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit, vetëm pak para LDK’së, po kërkon shkuarjen në zgjedhje pasi mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti rezultoi me sukses. Kjo parti, kosideron se partia e dytë assesi nuk mund të formojë Qeverinë, ani pse numri dy i ekzekutivit të Albin Kurtit, një kohë besonte se kjo edhe mund të ndodhë.

Kështu ishte shprehur në vitin 2018 zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, teksa merrte shembull se si në Maqedoninë e Veriut, partia e dytë formoi Qeverinë.

“Zonja Flora Brovina e bllokon punën e Parlamentit, edhe krijon precedentin tjetër, ose na ose askush tjetër. Megjitatë Maqedonia e tejkaloi situatën e njëjtë, edhe presidenti e pat të pamundur mos me ia dhanë mandatin partisë së dytë”, kishte thënë ai në një intervistë për një prej televizioneve në Kosovë.

Sidoqoftë, anëtari tashmë mjaftë i rëndësishëm në VV, siç duket tashmë i ka ndryshuar qëndrimet e tij, edhe sa i përket kësaj çështje.

Kujtojmë se koalicioni i VV’së me LDK’në nuk zgjati as 60 ditë, për shkak se dy partitë nuk pajtoheshin rreth taksës, marrëdhënieve me SHBA’në, si dhe për shkak të shkarkimit që iu bë pa njoftim, ish-ministrit Agim Veliu.

Qeveria Kurti u shkarkua një javë më parë me moicionin e mosbesimit të nisur nga LDK, më 82 vota pro, 32 kundër dhe një abstenim.