Dalin pamjet e vjedhjes brenda argjendarisë “Chanel” në Paris

Katër persona kryen një vjedhje të enjten, brenda argjendarisë Chanel në Paris. Sipas pamjeve, personat përdorën motoçikleta, derisa dëshmitarë në vendin e ngjarjes treguan për atë çka panë.

“Ata ndaluan me dy motoçikleta dhe hynë brenda. I urdhëruan ata që ishin aty të shtriheshin përtokë dhe më pas mblodhën bizhuteritë dhe orët luksoze. Më pas ata u larguan me motoçikletat e tyre teksa automatikët e mëdhenj u dukeshin hapur në dorë”, tha njëri dëshmitar.

Ngjarja thuhet të ketë ndodhur përballë ministrisë franceze të Drejtësisë. Nuk u raportua për të lënduar, derisa hajdutët u larguan përgjatë rrugës Rue de la Paix.