Dalin pamjet e shpërthimit me tritol, shihet 33-vjeçari i shtrirë në tokë

Këto janë momentet e para pas shpërthimit të tritolit në lagjen “10 korriku” në Vlorë, ku shihet i shtrirë në tokë Endrit Sadedini.

Nga pamjet e siguruara nga Ora News, duket se ai ka mbetur i plagosur rëndë pas shpërthimit me tritol që iu vendos në garanzhin e pallati.

Sipas informacioneve të policisë, Endrit Sadedini ka marrë plagë të shumta sidomos në gjymtyrë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Nga policia është konfirmuar se sasia e eksplozivit ka qenë vendosur në garazh, në derën hyrëse të tij.

Ndërkohë nuk dihet akoma se cili është autori apo autorët e kësaj ngjarje, por duhet për laje hesapesh.