Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përgënjeshtruar pretendimet e ish kryeministrit Sali Berisha se dy protestues, babë e bir, u goditën në mënyrë barbare nga policia.

Ministri Lleshaj ka publikuar një video nga e cila duket sesi një grup personash me shufra metalike në duar godasin brutalisht Ymer e Erjon Çelën. Lleshaj shkruan se video tregon se Berisha gënjen, njëlloj si dikur në vitin 2011 kur fliste për “çadra pistoletë” në protestën e 21 janarit.

“Nga frymëzuesit dhe ekzekutuesit e dhunës së mbrëmshme, tashmë duhet një përgjigje publike për insinuatën e akuzuave monstruoze kundër Policisë, që rezultuan në një blof të turpshëm, të ngjashëm me atë të “çadrave pistoletë” të 2011-ës.”-shkruan Lleshaj.

Statusi i Berishës: Policë civilë masakrojnë dy protestues

Dhune kriminale e narkogangstereve te Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut!

Kriminele te narkopolicise civile kane goditur me qyte revolveri dhe shkaktuar plage te renda ne koke, ne hunde, ne nofull dhe trup protestuesve paqesor Ymer Çela dhe djalit te tij Erjon Çela.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte brutale te gangstereve te narkoshtetit, i them Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut do te mbani personalisht pergjegjesi per keto krime te shemtuara. sb