Dalin pamjet e para të filmit për Michael Schumacher (VIDEO)

Po mbushen afro 6 vjet nga aksidenti i tmerrshëm i Schumacher, gjendja e tij shëndetësore mbetet mister për shumë njerëz.

Familja e tij tregohet gjithmonë e rezervuar në dhënien e detajeve.

Megjithatë, situata ka ndryshuar dhe familja e legjendës së garave me makina ka lejuar për herë të parë që të xhirohet brenda shtëpisë së tyre.

Pamjet që do publikohen së shpejti nuk janë transmetuar kurrë më parë.

Më saktësisht bëhet fjalë për një film që do të vijë enkas për Schumacher dhe do të publikohet në 5 dhjetor.

Në bazë të këtij filmi do të jetë gjithë historia e jetës së gjermanit, e ardhur në mënyrë shumë emocionuese për të gjithë admiruesit e tij.