CNN raporton se sulmi i sotëm izraelit në Teheran goditi zonat e banuara me popullsi të dendur të kryeqytetit iranian, duke përfshirë tre qendra të frekuentuara të qyteteve: sheshin Tajrish dhe Quds, Avenue Shariati dhe sheshin Valiasr.
Këto janë zonat kryesore të trafikut dhe tregtimit të Teheranit – Tajrish është i njohur për qendrën e tij të madhe tregtare, ndërsa Valiasr është një nga rrugët kryesore të qytetit, transmeton Ballkani.info.
Sulmi në sheshin Quds ndodhi vetëm 50 metra larg spitalit Shohada, një nga qendrat kryesore mjekësore në veri të Teheranit.
Tehran’s Valiasr, close to the ministry of Justice pic.twitter.com/BZ3vXXcArS
— Soran Khateri (@sorankhateri) June 15, 2025
Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale, të cilat CNN i ka vendosur gjeografikisht, tregojnë tym të dendur që ngrihet në ajër nga një pjesë e qytetit pranë Valiasr Avenue.
Një video tjetër nga Sheshi Quds tregon një person që merret me barelë nga një ambulancë, ndërsa xhamat e një ndërtese aty pranë janë thyer në sfond.
🚨 Breaking News
— Niyak Ghorbani (نیاک) (@GhorbaniiNiyak) June 15, 2025
Islamic Republic sites targeted in Qods Square, Tajrish – Tehran.
Preliminary reports suggest that several regime-affiliated locations in the Qods Square area of Tajrish, north Tehran, have been struck. The nature of the attack and extent of damage are still… https://t.co/WHNiR4VTAB pic.twitter.com/5VA8vB0sDy
Po qarkullojnë edhe pamjet që tregojnë tym dhe dëmtime pranë ndërtesës së Ministrisë së Drejtësisë iraniane.
Ushtria izraelite ka deklaruar më parë se po synon komplekset ushtarake dhe bërthamore në Iran, por CNN vë në dukje se nuk ka objekte të njohura ushtarake në lagjet e prekura. /Ballkani.info/







